Bayerni shpartallon Galatasarayn në fundin e pjesës së dytë për pikët e plota

Bayern Munich ka fituar me rezultat komod 3-1 në udhëtim te Galataaray në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm tetë minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me anë të Kingsley Coman, që u asistua prej Leroy Sane.

Por, Galatasaray i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 30-të, kur Mauro Icardi e mposhti portierin mysafir nga penalltia në stilin panenka.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa vendasit ishin shumë më të organizuar.

Pjesa e dytë nisi me dominim nga Galatatasaray, mirëpo ishin mysafirët që shënuan dy gola.

Harry Kane e riktheu epërsinë për Bayernin në minutën e 73-të, kur u asistua prej Jamal Musialas.

Gjashtë minuta më vonë, sulmuesi anglez ia ktheu favorin Musialas, për rezultatin 3-1.

Pas xhiros së tretë, Bayerni është lider me nëntë pikë, Galatasaray me katër, Copenhagen me një dhe Manchester United ende pa asnjë, por që ka mundësi sonte t’i marrë pikët e para nëse fiton ndaj skuadrës daneze.

Kategoritë
Sport