BE e përsërisin sërish: Kosova dhe Serbia rrezikojnë humbjen e mundësive nga Plani i Rritjes nëse s’kanë progres në Dialog

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka thënë se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të proceduar me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin.

“Jemi duke pritur nga të gjithë partnerët që të finalizojnë agjendat e reformave. Siç e dini, agjendat e tyre të reformave përfshijnë fushat socio-ekonomike. Dhe, sigurisht, kur t’i marrim këto agjenda reformash, do të mund t’i vlerësojmë dhe miratojmë, padyshim pas konsultimit me vendet anëtare. Pra, kjo është ende duke pritur partnerët e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo në konferencën e sotme për media.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi