BE-ja do të krijojë platformë për të rindërtuar Ukrainën pas luftës

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë për të koordinuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës së saj me Rusinë, njoftoi sot shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.

“Platforma do të hartojë nevojat për investimedhe koordinimin e veprimeve”, tha von der Leyen në konferencën e rimëkëmbjes së Ukrainës në qytetin zviceran të Luganos.

“Që nga fillimi i luftës, Bashkimi Evropian e ka mobilizuar Ukrainën me 6.2 miliardë euro si mbështetje financiare. Dhe më shumë do të vazhdojë”.

“Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë.”

Von der Leyen vazhdoi duke thënë se BE-ja donte që Ukraina të bëhej anëtare dhe Evropa kishte një përgjegjësi të veçantë dhe një interes strategjik për të qenë në “anën e Ukrainës në çdo hap të rrugës”, shkruan Sky News, transmeton KlanKosova.tv.

Kategoritë
BotaLajme