BE-ja do të ndalojë produktet që shkaktojnë shkatërrimin e pyjeve

Sipas ligjit, do të jetë e detyrueshme që produkte të tilla kryesisht si vaji i palmës, mishi viçit, druri, kafeja, kakaoja, kauçuku, soja, çokollatat, mobilet, letra dhe lëkura të mos kenë kontribut për shpyllëzimin

Parlamenti Evropian (PE) miratoi ligjin i cili përfshin ndalimin e importimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) për produkte të ndryshme si sojë, mish viçi, vaj palme, dru, kakao dhe kafe, të cilat prodhohen duke dëmtuar pyjet, transmeton Anadolu.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në Strazburg, me 552 vota “pro” u pranua ligji i përgatitur për të parandaluar shkatërrimin e pyjeve në gjithë botën, për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të parandaluar humbjen e biodiversitetit.

Sipas ligjit, produktet e shitura në tregjet e BE-së nuk duhet të jenë shkak për shkatërrimin e pyjeve në mbarë botën. Kompanitë do të mund të shesin në tregun e BE-së produkte të cilët nuk shkaktojnë prishjen e pyjeve dhe shpyllëzim.

Do të jetë e detyrueshme që produkte të tilla kryesisht si vaji i palmës, mishi viçit, druri, kafeja, kakaoja, kauçuku, soja, çokollatat, mobilet, letra dhe lëkura të mos kenë kontribut për shpyllëzimin.

Po ashtu thuhet se do të vendoset kushti për detyrën e kujdesit ndaj atyre që sigurojnë produktet në fjalë në tregun e BE-së.

Në tregun e BE-së do të lejohet qasje vetëm për produkte të prodhuara në toka që nuk i janë nënshtruar shpyllëzimit ose shkatërrimit të pyjeve pas 31 dhjetorit 2020.

BE-ja do të klasifikojë me rrezik të ulët, normal dhe të lartë vendet që prodhojnë produktet në fjalë.

Kategoria e rrezikut do të përcaktojnë nivelin e përgjegjësive në kontrollet që do të kryhen. Ndaj kompanive që nuk zbatojnë rregullat e përcaktuara mund të gjobiten deri në 4 për qind të xhiros së tyre vjetore në vendin e BE-së.

Rregullorja në fjalë, pas miratimit zyrtar të vendeve të BE-së do të hyjë në fuqi duke u botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Kategoritë
BotaLajme