BE-ja kundër një vale migrantësh: Nuk hapim asnjë korridor evropian humanitar për Afganistanin

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, tha se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të migrantëve nga Afganistani.

Sllovenia aktualisht mban presidencën 6-mujore të BE-së.

“BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, shkroi Jansha në Twitter më 22 gusht.

Në vitin 2015 më shumë se 1 milion njerëz nga Lindja e Mesme, të cilët iknin nga luftrat dhe varfëria arritën në Bashkimin Evropian.

Kategoritë
BotaLajme