BE njofton 205 milionë euro të tjera në ndihma humanitare për Ukrainën

Komisioni Evropian ka njoftuar 205 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën për të ndihmuar vendin në përballimin e krizës humanitare të krijuar pas pushtimit.

“Kjo e çon ndihmën totale humanitare të BE-së si reagim ndaj luftës në 348 milionë euro, nga të cilat 13 milionë i dedikohen Moldavisë për të mbështetur personat e zhvendosur që vijnë në vend,” tha Balazs Ujvari, zëdhënës i Komisionit të BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore.

Nga ana tjetër, Kremlini ka njoftuar se nuk pret që Gazpromi të ndërpresë furnizimin me gaz më tej drejt blerësve evropianë. Kompania ruse e energjisë tashmë ka ndaluar furnizimet në disa vende, duke përfshirë Poloninë dhe Finlandën, pasi ato refuzuan të bënin pagesa në monedhën ruse. /abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme