BE nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj regjimit të Asadit në Siri

Bashkimi Evropian përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë normalizim me regjimin e Asadit pa një zgjidhje politike në vend

Bashkimi Evropian (BE) përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë normalizim me regjimin e Bashar al-Asadit pa një zgjidhje politike në vend, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano bëri një deklaratë në lidhje me marrëveshjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe për kthimin e regjimit të Asadit në Ligën Arabe.

Ai tha se qëndrimi i BE-së ndaj Sirisë nuk ka ndryshuar. “Kjo është derisa regjimi të ndërmarrë një hap kuptimplotë për të hequr të gjitha arsyet që na bëjnë të vendosim sanksione ndaj tij dhe derisa të arrihet zgjidhje politike në përputhje me rezolutën e 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do të jetë i mundur rindërtimi i vendit dhe heqja e sanksioneve”, tha Stano.

Stano tha se vendimi i Ligës Arabe do të diskutohet në një platformë të përshtatshme midis vendeve anëtare të BE-së këtë javë dhe do të diskutohen efektet e vendimit në BE.

– Sanksionet përfshijnë “ndalimin e udhëtimit” dhe “ngrirjen e aseteve në BE”

Lista e sanksioneve të BE-së përfshin 322 zyrtarë dhe njerëz të biznesit të regjimit të Asadit si dhe 81 institucione dhe kompani.

Sanksionet e vendosura ndaj regjimit të Asadit që nga viti 2011 përfshijnë “ndalim udhëtimi” dhe “ngrirje të aseteve në BE”.

Përveç sanksioneve për importet e naftës ndaj regjimit të Asadit, BE-ja vendosi praktika të tilla si kufizimet e investimeve, ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë në BE dhe kufizime në shitjen e disa pajisjeve.

Kategoritë
BotaLajme