Beckham romantik, nuk njeh kufij dashuria për Victoria Beckham (Foto)

Vitet kalojnë por jo për ata të dy, David dhe Victoria Beckham. Martesa e dy prej njerëzve më të famshëm të Britanisë së Madhe vazhdon t’i rezistojë kohës dhe këtë e vërteton “The Sun” nëpërmjet një shkrimi që e ilustron me gjestin romantik të ish-mesfushorit, i cili merr në krahë bashkëshorten për një udhëtim në det.

47-vjeçari duket në formë fantastike e po ashtu edhe ish këngëtarja që po shijon pushimet në bregdetin e St. Tropez ku çifti më pas ka drekuar me miliarderin Ernesto Bertarelli.

Jahti ku shëtiti çifti kushton rreth 2 milionë euro në javë ndërsa me ta janë edhe tre femijët e shumë miq familjarë.

Kategoritë
Sport