Beckham zbulon se si e la Messi pa fjalë në mëngjesin e tij të parë në Miami

Pronari i Inter Miami, David Beckham, tregoi se si e la pa fjalë ylli më i madh i klubit, Lionel Messi, që në mëngjesin e tij të parë me ekipin. Messi, i cili la futbollin evropian dhe fanellën e Paris Saint-Germain për atë të Inter Miami-t, vazhdon të japë paraqitje të shkëlqyera në skajin tjetër të botës dhe ka filluar t’i sjellë trofe klubit të tij.

Megjithatë, pavarësisht arritjeve të tij, përkushtimi dhe puna e tij e palodhur janë më të përshtatshme për dikë që ende duhet të dëshmohet në botën e futbollit, e jo për një veteran me vite të shumta përvojë. Pikërisht për këtë foli shoku i tij dhe pronari i Inter Miami, David Beckham.

Futbollisti i famshëm anglez tregoi se Messi e la pa fjalë gjatë mëngjesit të parë të përbashkët në Inter Miami pasi argjentinasi arriti në këtë klub.

“Do të kthehem tek dita e parë kur erdhi në stërvitje. Ai arriti rreth orës 6:50 të mëngjesit. Në qendrën e stërvitjes nuk ishte askush përveç një djali që i hapi portën. Ai arriti në 6:50 të mëngjesit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit erdhi në 10. Stërvitja do të fillonte në 10 dhe askush nuk kishte stërvitur më herët,” tha Beckham për ESPN dhe vazhdoi:

“Po përgatitej, po përgatitej. Ishte në palestër, ngrohej dhe bënte të gjitha gjërat që prisni nga një lojtar i ri. Ai e bën këtë edhe tani në këto vite të tij. Me gjithçka që ka fituar në karrierë, ajo që prisni është të jetë më i qetë. Nëse duhet ta përshkruaj me një fjalë, do të ishte ‘fitues’. Jo në kuptimin e asaj që ka fituar, por për urinë që ende ka. Ai është i etur për tituj,” shtoi anglezi.

Beckham shtoi gjithashtu se Messi zemërohet shumë me shokët e ekipit nëse nuk bëjnë gjënë e duhur dhe nëse humbasin një ndeshje, gjë që nuk e priste kur e solli atë në klubin e Floridës.

Kategoritë
Sport