Bedri Hamza: Po krijojmë platformë që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se po takon qytetarë në qytete të ndryshme të vendit, e ku siç pohon se qëllim të përbashkët kanë ta bëjnë një Kosovë më të mirë.

Ai thotë se po krijojnë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike, shkruan Reporteri.net.

“Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë.
Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim”.

“Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike.
Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, angazhimin dhe idetë tuaja!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi