Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje për sektorin privat.

Ai ka thënë se investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve.

“Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind.

Investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve. Pagat e dinjitetshme për punëtorët janë mënyra më e mirë për t’ua njohur vlerën atyre.

Kategoritë
LajmeVendi