Befasi, Man City mposhtet nga Bournemouth

Manchester City e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Premierligë.

“Citizens” u mposhtën 2:1 nga Bournemouth në udhëtim, në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.

Semenyo kaloi vendasit në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 64-të Evanilson dyfishoi epërsinë me asistin e Kerkez, që shërbeu edhe në golin e parë.

Krejt çfarë arritën të bënin kampionët në fuqi të Anglisë ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 82-të.

Se sot nuk ishte dita e tyre, e dëshmuan edhe shumë raste të shpërdoruara në vazhdim.

Me këtë fitore, Bournemouth tani ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë, tri më pak se zona e Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Manchester City bie në vendin e dytë me 23 pikë, dy më pak se Liverpool që tani prin.

Kategoritë
LajmeSport