Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është në pushime dimërore së bashku me familjen e tij.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale shihet një stil i ri i flokëve të Granit Xhakës.
Lojtari i Bayer Leverkusenit duket se ka qethur flokët e tij edhe pse tani moti është i ftohët.
Shumë njerëz kanë vërejtur këtë ndryshim të Xhakës, të cilët menjëherë kanë komentuar në foton e tij rreth stilit të flokëve.
Kujtojmë që 32-vjeçari gjatë këtij sezoni me Leverkusenin në Bundesliga ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asiste në 15 ndeshje.