BeH, ish-ushtari serb Garic dënohet me 20 vite burg për krime lufte

Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë dënoi me 20 vite burg ish-ushtarin serb Rade Garic me arsyetimin se ka kryer krime lufte në rajonin e Srebrenicës dhe Vlasenicës në luftën mes viteve 1992-1995.

Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë dënoi me 20 vite burg ish-ushtarin serb Rade Garic me arsyetimin se ka kryer krime lufte në rajonin e Srebrenicës dhe Vlasenicës në luftën në vend mes viteve 1992-1995.

Në një deklaratë me shkrim nga gjykata, thuhet është përcaktuar se Garic në vitin 1992 si anëtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS) ka marrë pjesë në krimet si vrasje, rrëmbim, torturë, përdhunim dhe dëbim kundrejt civilëve boshnjakë në Vlasenica.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se Garic nga 6 korriku deri në gusht ka marrë rol aktiv edhe në sulmet sistematike të VRS në Srebrenicë në të cilën në korrik të vitit 1995 u masakruan barbarisht mbi 8 mijë boshnjakë. Gjithashtu u tha se ai ka zbatuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj civilëve boshnjakë që ndodheshin në “zonën e sigurtë” nën kontrollin e ushtarëve të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ndër të tjera thuhet se gjykimi ndaj Garic-it filloi në tetor 2018 dhe se ai u dënua me 20 vite burg.

Kategoritë
LajmeRajoni