BeH shënon Ditën e Pavarësisë

Një marsi, Dita e Pavarësisë së BeH-së, festohet me rastin e referendumit të zhvilluar me sukses për pavarësinë e vendit, të mbajtur më 29 shkurt dhe 1 mars 1992.

Shënimi i 1 Marsit – Ditës së Pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) filloi mëngjesin e sotëm me ngritjen e flamurit kombëtar në kodrën Hum të Sarajevës, me intonimin e himnit kombëtar, raporton Anadolu.

Në ceremoni, ndër të tjera, morën pjesë anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të të gjitha niveleve të qeverisjes dhe qytetarë.

Një marsi, Dita e Pavarësisë së BeH-së, festohet me rastin e referendumit të zhvilluar me sukses për pavarësinë e vendit, të mbajtur më 29 shkurt dhe 1 mars 1992. Aso kohe votuan 2.073.568 votues (63.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në BeH). Rreth 99.7 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan për pavarësinë.

Pyetja e referendumit ishte: “A jeni për një Bosnjë e Hercegovinë sovrane dhe të pavarur, një shtet të qytetarëve të barabartë, popujve të BeH-së – muslimanëve, serbëve, kroatëve dhe anëtarëve të kombeve të tjera që jetojnë këtu?”.

Pas votimit për pavarësinë, BeH u njoh nga shumë vende të botës ndërsa vendi brenda një kohe të shkurtë u bë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare.

Kategoritë
LajmeRajoni