BeH, tërmet i fuqishëm godet rajonin e Zenicës

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) tha se një tërmet me magnitudë 4,6 është regjistruar në veri të Zenicës, në një thellësi prej 2 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 4,4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 08:49 në zonën Zeljezno Polje, njoftoi Instituti Federal Hidrometeorologjik (FHMZ) i Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ndërkaq, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) tha se një tërmet me magnitudë 4,6 është regjistruar në veri të Zenicës, në një thellësi prej 2 kilometrash.

Nuk ka ende informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

Kategoritë
LajmeRajoni