“Bëhu më serioz”, Hajdar Beqa përplaset me Armend Mujën në Komision

Kryetari i Komisionit Hetimor për energji, Hajdar Beqaj, dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, janë konfrontuar me fjalë, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, ku nuk arritën të miratonin listën e emrave të ftuar për raportim.

Shumica e anëtarëve ishin pro heqjes nga lista të atyre që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa Muja tha se të vetmit që duhet të hiqen duhet të jenë ata që kanë vdekur.

Pasi përfundoi mbledhja, Muja dëgjohet duke i thënë Beqajt që të bëhet më serioz dhe të mos ndërhyjë në punët e administratës, ndërsa Beqaj tha se mund të propozoj të heq nga lista emrat që ai dëshiron t’i heq.

“Ti e ke hallin me e heq PDK-në nga përgjegjësia, por ne nuk e lejojmë”, ka thënë Mujaj drejtuar Beqajt.

 

Kategoritë
LajmeVendi