‘BE’ja shkel e shko,’ vajton Dacic: Shpejtësia e anëtarësimit të Serbisë varet nga çështja e Kosovës

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, u ankua se Bashkimi Europian nuk e ka hapur asnjë kapitull të ri për Serbinë vitin e kalua megjithëse ishin të gatshëm që në verë sipas tij. Sipas Dacic arsyeja kryesore është pse s’po ndodh kjo është Kosova, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Dacic për ngecjen në procesin e negociatave për anëtarësim të Serbisë ‘mjaft përgjegjësi për punën të dobët’ ka edhe Brukseli dhe shpejtësia në këtë proces varen edhe nga arsye politike, përkatësisht Kosovës u ankua kryediplomati serb Dacic.

“Europa ka arsye politike kur behët fjalë për shpejtësinë e dikujt në anëtarësim. Sa na përket ne kjo është çështja e Kosovës e Metohisë, megjithëse këtë kurrë nuk e thonë hapur, megjithëse ne e dimë që kjo është ashtu. Nëse do të kishte një përparim të konsiderueshëm rreth Kosovës, do të shihni si klasterët dhe kapitujt hapen me shpejtësi” tha Dacic.

Procesi i negociatave për anëtarësim i BE’së kishte pësuar ndryshim pas mospajtimit të Francës që kishte propozuar një proces të ri më dinamik që kishte përfshirë edhe një proces ndëshkimi në rast të ngecjes apo regresit në reformat e nevojshme tek shtetet anëtare. Sa për shtetet e Ballkanit Perëndimor, është edhe Procesi i Stabilizim Asociimit që ndërlidhet kryesisht me marrëdhëniet fqinjësore.

Dacic mund të shtiret se Serbia qenka gati por marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët në aspektin politik Ballkan kanë pësuar regres. Dialogu për normalizimin me Kosovën ka ngecur dhe kishte eskaluar në krizë për një gjysmë viti dhe mbetet i cenueshëm ende.

Kategoritë
LajmeRajoni