Benjamin Mendy shpallet i pafajshëm

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është liruar nga akuzat për përdhunim të një gruaje dhe tentativë për të përdhunuar një tjetër.

28-vjeçari u akuzua se kishte sulmuar një grua 24-vjeçare në rezidencën në tetor të vitit 2020,

Ai u akuzua gjithashtu për tentativë përdhunimi të një gruaje tjetër, 29-vjeçare, e cila tha se ai gjithashtu e kishte ngacmuar atë në shtëpinë e tij dy vjet më parë

Mendy, i cili i kishte mohuar të dyja akuzat, u shpall i pafajshëm nga juria e përbërë nga gjashtë burra dhe gjashtë gra në Gjykatën Chester Crown, shkruan “Sky News“.

Futbollisti thuhet se shpërtheu në lot pasi dëgjoi vendimin, teksa u pa duke dalë nga gjykata duke përqafuar miqtë e tij që ishin aty për ta mbështetur.

Mendy u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur Man City i pagoi 52 milionë funte Monacos për të në vitin 2017.

Ai fitoi tre tituj kampioni në Premierligë dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës, në triumfin në Kupën e Botës në vitin 2018.

Benjamin Mendy u lirua nga klubi kur kontrata e tij skadoi në fund të qershorit të këtij viti.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme