Benzema ka arritur marrëveshje me Al-Ittihad, do të fitojë 200 milionë euro në vit

Sulmuesi francez Karim Benzema (35) ka firmosur pjesën kryesore të dokumenteve për t’u bërë lojtar i ri i Al-Ittihad dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar i këtij transferimi, sipas gazetarit të ditur Fabrizio Romano.

Kontrata e Benzemas do të zgjasë deri në verën e vitit 2025 dhe do të përfshijë një opsion për ta vazhduar edhe për një sezon.
Francezi do të fitojë afër 200 milionë euro në vit me marrëveshje komerciale dhe përfitime të përfshira në këtë çmim.

Karim nesër do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Realit me një konferencë për shtyp, pas së cilës do të niset për në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Benzema është rritur në sistemin e të rinjve të Lionit, prej nga u transferua në ekipin e parë në vitin 2005. Katër vjet më vonë, Lyon ia shiti Realit për 35 milionë euro dhe kontrata e tij aktuale me klubin madrilen skadon më 1 korrik.

Këtë sezon, ai luajti 43 ndeshje për Realin në të gjitha garat. Ai shënoi 31 gola dhe shtoi gjashtë asistime.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren franceze në vitin 2007, kur bëri 97 paraqitje në të cilat shënoi 37 gola.

Kategoritë
Sport