Benzema refuzoi ofertën e pabesueshme nga Arabia Saudite dhe ka vetëm një dëshirë

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema do të vazhdojë kontratën me klubin mbretëror deri në verën e vitit 2024 dhe ka refuzuar një ofertë të pasur nga Arabia Saudite, raporton gazeta spanjolle Marca.

Sipas tyre, oferta e pasur nga Arabia Saudite nuk e ndryshoi dëshirën e Benzemas për të veshur sërish fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm dhe se ai kishte të njëjtin qëndrim që në fillim – të qëndronte në fanellën e Klubit Mbretëror.

“U përfol se Benzema po shqyrtonte një ofertë nga Arabia Saudite, por milionat euro që iu ofruan nuk ia ndryshuan dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Realin. Francezi nuk dëshiron të bëjë të njëjtën gjë si Cristiano Ronaldo, i cili shkoi në këtë vend”, thuhet në tekst.

Ata shtojnë se klubi nga Arabia Saudite, i cili dëshironte ta sillte në radhët e veta, i ofroi Benzemës që të fillonte një akademi futbolli me emrin e tij, por edhe ai refuzoi, të paktën për momentin. Ata zbulojnë edhe arsyen pse ai duhet të qëndrojë në Madrid.

“Ekziston një rregull i pashkruar në Real që lojtari që fiton Topin e Artë merr menjëherë një kontratë të re. Benzema ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me Realin, por të dyja palët duan që kjo të ndodhë në periudhën e ardhshme.” thotë Marca.

Benzema erdhi në Real Madrid në vitin 2009 nga Lioni për 35 milionë euro dhe në total fitoi 24 trofe në fanellën e Klubit Mbretëror.

Ai luajti gjithsej 637 ndeshje për Realin, duke shënuar 348 gola dhe duke regjistruar 165 asistime.

Kategoritë
Sport