Beograd, patriarku serb Porfirije dhe kryepeshkopi maqedonas Stefan shërbyen liturgjinë e pajtimit

Liturgjinë, e cila pas 55 vitesh përçarje e riktheu Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM) në unitet liturgjik dhe kanonik me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), e ndoqën një numër i madh besimtarësh.

Patriarku serb Porfirije dhe Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan shërbyen liturgjinë e pajtimit në Kishën Shën Sava në Beograd.

Liturgjinë, e cila pas 55 vitesh përçarje e riktheu Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM) në unitet liturgjik dhe kanonik me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), e ndoqën një numër i madh besimtarësh.

Kisha Ortodokse Serbe më herët kishte njoftuar se bashkësia liturgjike dhe kanonike e dy kishave simotra do të rivendoset me liturgjinë e pajtimit, në përputhje me vendimin e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe.

Mbrëmë në Beograd, Patriarku Porfirije mirëpriti Kryepeshkopin Stefan dhe Mitropolitin e KOM-it, duke u uruar mirëseardhje.

“Si bien kambanat e kishës së Shën Savës, kështu zemrat tona rrahin nga gëzimi për këtë ditë të bekuar. Mirë se vini vëllezër të dashur. Mirë se vini vëlla Kryepeshkop Stefan dhe Ipeshkë. Mirë se vini në bashkësinë e dashurisë ju dhe gjithë populli juaj i dashur. Ne jemi vëllezër dhe vetëm vëllezër”, është shprehur patriarku Porfirije në rrjetin social Instagram.

Kategoritë
BotaLajme