Beogradi obligon të dalin në protestë serbët e Kosovës të cilët i financon

Serbët e Kosovës po protestojnë në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë afër Prishtinës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se punonjësit e institucioneve të financuara nga Serbia kanë pasur “obligim pune” të marrin pjesë në protesta.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e planifikuara të premten.

Vendet e Quint-it dhe BE-së, po ashtu kanë përsëritur thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga secila retorikë apo vendim, që mund të çojë në rritje të tensioneve.

Shtetet e Quint-it kritikuan ashpër Qeverinë e Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve. Quint-i deklaroi se e vlerësoi qasjen e Serbisë në gjetjen e zgjidhjes, por se Kosova ka refuzuar një propozim konstruktiv nga shtetet e Quint-it për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

 

Kategoritë
BotaLajme