Berisha: Aktualisht nuk kemi marrëveshje me Kurtin

Deputeti dhe njëherit kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha tha se për momentin akoma nuk kanë ndonjë marrëveshje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Berisha tha kryetarin e kuvendit e kam votu në secilin rast që ka ardhë.

Në parim tha se nuk janë kundër kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.

“Kemi marrë ftesë prej mandatarit të parë, kryeministrit Kurti takimi ka qenë në një iftar të përbashkët, ka qenë takimi i parë mes nesh. Kam kërkuar me u ul dhe me i qartësuar disa gjana nga e kaluara. Kurti në fushatë ka lobuar për oponentin tonë politik, jemi pajtuar që ta konsiderojmë si të kaluar. Ne e kemi thanë që na duam me pas një marrëveshje, por për momentin nuk kemi”, tha Berisha në klankosova.tv..

Ai tha se po presin ta finalizojnë marrëveshjen me kryeministrin në detyrë Kurtin pas konstituimin e Kuvendit.

Kategoritë
LajmeVendi