Berlin, një tank rus i shkatërruar në luftën në Ukrainë vendoset para ambasadës së Rusisë

Tanku i llojit T-72 i cili u shkatërrua pasi kaloi mbi një minë në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, u vendos para ambasadës së Rusisë në Berlin mbi një rimorkio

Bunker” për 1 vjetorin e luftës Rusi-Ukrainë ka sjellë në Berlin një tank rus i cili është shkatërruar në fillim të luftës.

Tanku i llojit T-72 i cili u shkatërrua pasi kaloi mbi një minë në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, u vendos para ambasadës së Rusisë në Berlin mbi një rimorkio.

Enno Lenze nga muzeu gjerman “Story Bunker” në Berlin në një deklaratë për gazetarin e AA-së bëri të ditur se e ka sjellë tankun këtu për të treguar brutalitetin dhe tmerrin e luftës.

“Ne donim të shmangnim imazhet tronditëse ose gjëra të ngjashme prej të cilave njerëzit largohen, ose që në të vërtetë nuk nënkuptojnë asgjë. Tanket shihen si përbindësha të pathyeshme të luftës. Ky kaloi mbi minën 7.5 kilogramëshe dhe u shkatërrua”, theksoi Lenze.

Ai gjithashtu tha se tanku është përdorur nga rusët gjatë betejës përreth Kievit në mars 2022 dhe është shkatërruar duke kaluar mbi një minë anti-tank në një fshat në afërsi të Bucha-s.

Në aspektin logjistik, Lenze tha se transportimi i tankut në Belin është i lehtë, por në aspektin burokratik është e vështirë. Ai sqaroi se bashkia e rajonit Mitte në Berlin e refuzoi sjelljen e tankut në qytet, por shtoi se për këtë janë ankuar në gjykatë, ku e kanë fituar rastin.

Lenze tha se tanku do të qëndrojë në Berlin deri më 27 shkurt dhe më pas do të ekspozohet në Holandë dhe në vendet e tjera të Evropës.

Përpos kësaj, në Berlin gjithashtu u mbajtën protesta solidariteti me Ukrainës për shkak të 1 vjetorit të luftës Rusi-Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme