Bërnabiq mohon gjenocidin në Kosovë para gazetarit shqiptar: Nuk ka ndodhur

Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë, ka ripërsëritur sërish mendimet e saj kontroverse që kinse në Kosovë s’ka pasur gjenocid.

E pyetur nga gazetari i Euronews albania, Bejnamin Arif, gjatë Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se në vitin 2004 “kishte masakër ndaj serbëve”.

“Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë tetë serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, ka thënë ajo.

Jo veç gjenocidin në Kosovë, por politikanët serbë shpesh e kanë mohuar edhe gjenocidin në Srebrenicë.

Kategoritë
LajmeVendi