BERZH rrit parashikimin e zhvillimit të Turqisë për 9 për qind për vitin 2021

Sipas raportit të fundit të BERZH-it për perspektivën ekonomike rajonale, ekonomia turke parashikohet të rritet për 9 për qind në vitin 2021, e rishqyrtuar me 3,5 pikë përqindjeje nga parashikimi i saj i mëparshëm.

Duke theksuar një rikthim në kërkesën e brendshme dhe eksporte, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rritur parashikimin e saj të zhvillimit të Turqisë për vitin 2021.

Sipas raportit të fundit të BERZH-it për perspektivën ekonomike rajonale, ekonomia turke parashikohet të rritet për 9 për qind në vitin 2021, e rishqyrtuar me 3,5 pikë përqindjeje nga parashikimi i saj i mëparshëm.

“Megjithatë, rreziqet për stabilitetin makroekonomik janë rritur”, paralajmëroi raporti.

Parashikimi i BERZH-it për rritjen në Turqi vitin e ardhshëm u ul me 0,5 pikë përqindjeje në 3,5 për qind.

Në raport po ashtu thuhet se prodhimi në rajonet e BERZH-it këtë vit pritet të rritet me 5,5 për qind, duke reflektuar rezultate më të mira nga sa pritej në gjysmën e parë të vitit.

Megjithatë, vitin e ardhshëm rritja pritet të zbutet në 3,8 për qind në rajonet e BERZH-it, parashikim i rishqyrtuar në rënie me 0,1 pikë përqindjeje për shkak të rimëkëmbjes më të hershme se sa pritej në ekonomi të ndryshme, përfshirë Turqinë.

Kategoritë
Ekonomi