Besart Kabashi, shqiptari i parë që bëhet Administrator i nivelit më të lartë të administratës evropiane!

Shqiptarët vazhdojnë drejt shtigjeve të suksesit në Evropë. Dita ditës po shtohet numri i tyre që po bëjnë emër në rrafshe profesionale të ndryshme. Kësaj radhe bëhet fjalë për Besart Kabashin nga Gjurakovci i Istogut.

Në fakt, kush është Besart Kabashi?

Besart Kabashi është nga Gjurakovci i Istogut. Ka mbaruar Masterin për Drejtësi në Francë dhe ka kryer stazhin në ambasadën e Shqipërisë në Paris. Dy vite ka punuar në Ministrinë e Brendshme të Francës, ku pas përzgjedhjes nga Ministria e Jashtme e Francës, vazhdon studimet në College of Europe në Bruges, transmeton Gazeta Mejdani.

College of Europe në Bruges është vendi ku formohen elita evropiane. Besart Kabashi aty mbaroi Masterin në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Më pastaj, pas përfundimit të stazhit në Kabinetin e drejtoreshës së përgjithshme të DG HOME të Komisionit Evropian, ai përzgjidhet për pjesëmarrje në programin tejet selektiv të Junior Profesional të Komisionit Evropian.

Besarti është shqiptari i parë që pranohet në këtë program që i mundëson të punojë si Administrator në nivelin më të lartë të administratës evropiane.

Besart Kabashi pa mëdyshje është ndër kuadrot e shquara shqiptare që po bënë emër në Evropë dhe premton shumë në punën e tij profesionale.

Për Besartin ka shkruar edhe babai i tij që është i njohur me qasje kritike ndaj politikave të korruptuara të vendit.

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të Sali Kabashit:

BESART KABASHI QË GËZON E BËN KRENAR babë e nanë, vëllezër e motra

Besarti, djali jonë, pas përfundimit në Francë të Masterit për Drejtësi dhe pas një stazhi në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, ka punuar për dy vite në Ministrinë e Brendshme të Francës.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ishte përzgjedhur që t’i bashkohej College of Europe in Bruges, vend i  njohur ku formohen elita evropiane. Aty Besarti mbaroi Masterin në Marrëdhëniet Ndërkombëtare e në Diplomaci.

Pas këtij suksesi ai mbaroi një stazh në kabinetin e drejtoreshës së përgjithshme të DG HOME të Komisioni Evropian. Në përfundim të kësaj përvoje u përzgjodh në mesin e shumë e shumë kandidatëve përbrenda Komisionit për pjesëmarrje në programin tejet selektiv të Junior Professional të Komisionit evropian.

Besarti është shqiptari i parë që pranohet në këtë program që i mundëson të punojë si Administrator në nivelin më të lartë të administratës evropiane.

Besarti tash në Bruksel do të ketë angazhime evropiane. Nuk do të ketë shumë kohë për babën, nuk do të mund  të më shoqërojë në shtegtimet e mia të shumta. Mbeta edhe pa taksistin edhe pa  fotografin personal! S’ka dert, Besart! Bëhet mirë, ti veç çoj babës pare muaj për muaj e nganjëherë edhe kah i pesëmbëdhjeti…

Kategoritë
LajmeVendi