Besoni apo jo: Dy lojtarë të Arsenalit në derbi nuk bënë asnjë pasim gjatë gjithë ndeshjes

Manchester City dhe Arsenal barazuan dje në xhiron e pestë të Premier Ligës angleze me rezultatin 2:2, dhe një statistikë nga kjo ndeshje duket vërtet e pabesueshme, pothuajse e pamundur.

Dy futbollistë të Arsenalit luajtën gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk bënë asnjë pasim të suksesshëm!

City dominoi, veçanërisht në pjesën e dytë kur hynë me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të Leandro Trossardit në sekondat e fundit të pjesës së parë, dhe lojtarët e Arsenalit kompletuan vetëm 208 pasime.

Megjithatë, nga ato 208 pasime, asnjë nuk u realizua nga Jurriën Timber dhe Kai Havertz.

Timber tentoi të pasonte gjashtë herë, ndërsa Havertz pesë herë, por asnjëherë nuk arritën të bënin një pasim të suksesshëm.

Kujtojmë që City kaloi në epërsi me golin e Erling Haaland në minutën e 9-të, Arsenal përmbysi rezultatin me golat e Riccardo Calafiori në minutën e 22-të dhe Gabriel Magalhães në minutën e 45+1, ndërsa rezultatin përfundimtar 2:2 e vendosi John Stones në minutën e 90+8 të ndeshjes.

Kategoritë
Sport