Betimi i tre kryetarëve të tjerë në Veri, Kurti: Duam kushtetueshmërinë, por me partnerët duam ta ruajmë edhe paqen

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje se kur mund të betohen edhe tre kryetarët e komunave në veri të vendit.

Ai ka thënë se duhet të pritet edhe disa ditë që të shihet nëse ndonjë parti serbe do të bëhet pjesë e qeverisjeve komunale.  Sipas tij, duhet të pritet deri të hënën për këtë çështje, duke shtuar se në atë pjesë synojnë gjende normale e stabilitetit.

Por e gjithë kjo sipas tij, nuk duhet të ndodh me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithëve pa dallim.

Kurti shprehet se Kosova e do kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët është e interesuar që ruaj paqen edhe sigurisë.

Kur foli për Asociacionin tha se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, pa kushte e afate nga askush.

“Unë u kam thënë, të gjithë kryetarëve në veri që mos funksioni triumfalizëm me pompozitet, por me përkushtim për të gjithë pa dallim. Kryetari Erden Atiq nuk është kryetar i shqiptarëve apo vetëm i VV, ai edhe në kabinetin e vet do t’i ketë të gjitha komunitete të gjitha religjionet dhe te gjitha subjektet. Unë besoj që gjërat do të shkojnë mirë, shpresoj të vazhdohet edhe me tri komuna e tjera. Duam kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët duam që ta ruajmë edhe paqen edhe sigurisë, do të bëjmë më të mirën e mundshme në ditët në vijim”, ka deklaruar Kurti.

“Drejtoritë në katër komuna nuk bënë të jenë as të vetëm një partie as të vetëm një etnie, katër kryetarët e kanë mbështetjen e Qeverisë, përkatësisht të ministrit Krasniqi, do ta arrijmë që ta arrijmë sado ta përmirësojmë gjendjen”, ka shtuar tutje.

“Të presim edhe pak ditë, edhe nëse nuk do të kenë përgjigje nga zyrtarët e një partie politike atje do të mund të kenë nga serbët që mund të duan të bëhen zyrtarë. Unë e di që ata nuk janë përgjigjur ende, ta presim të hënën dhe jemi me shpresë që mund të ndryshojë për të mirë, edhe nëse nuk e kemi legjitimit e plotë edhe nëse nuk e kemi gjendjen normale ne duhet ta synojmë këtë, jo me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithë pa dallim”.

“Së pari nuk mund të kemi objekte të blinduara, mirëpo kur e si do të ndodh normalizim edhe ceremonial edhe funskonal kryetarët e zgjedhur do të koordinohen ngushtë më ministrin Krasniqi. Në javën e ardhshme sqarohet kjo gjë”.

“Ne kemi nevojë për udhërrëfyes të zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit. E natyrisht që pjesë e hapave në këtë zbatim do të jenë edhe nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, por marrëveshja i ka 6 element dhe 11 nene. Pra dakord për gjithëpërfshije të marrëveshjes, mirëpo jo për kushte a parakushte, jo për ekskluzivitetet të zbatimit dhe jo vonesave në zbatim”.

“Mua më vjen keq që në zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri kemi pasur një dalje të ulët të popullsisë, mirëpo zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm e drejtë e qytetarëve për të shprehur vullnetin lirshëm ato edhe janë obligim kushtetues dhe ligjor. Mos ta harrojmë që patëm shtyrë, mirëpo nuk kishte kuptim që të shtyheshin edhe një herë. Arkitektura e shtetit të Kosovës e ka të fuqishme komunë, Republika jonë nuk mund ta lë qytetarin pa komunë. Ne nuk mund të lejojmë vakum që do ta dëmtonte Republikën”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi