Palestinezët në qytetin e Betlehemit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, filluan një grevë për të protestuar kundër sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës
Palestinezët në qytetin e Betlehemit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, filluan një grevë për të protestuar kundër sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Në Betlehem, ku tregtarët mbyllën qepenat, rrugët janë zbrazur për shkak të grevës.
Izraeli rifilloi sulmet e tij në Rripin e Gazës më 18 mars, duke prishur armëpushimin dymujor që filloi në janar.
Në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023, janë vrarë rreth 50.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa mbi 115 mijë të tjerë janë plagosur.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).