Biden dhe Xi Jinping flasin në telefon për dy orë, çfarë u fol për “mollën e sherrit”

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan sot një telefonatë që zgjati më shumë se dy ore.

Gjatë dilemës dy liderët diskutuan tensionin në rritje midis dy vendeve dhe dallimet e tyre tregtare.

Biseda mes dy liderëve “përfundoi në orën 10:50 (me orën e Uashingtonit) thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sot ishte komunikimi i pestë mes dy liderëve që kur Joe Biden mori presidencën amerikane.

Pavarësisht telekonferencave relativisht të shpeshta, tensioni midis Pekinit dhe Uashingtonit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u fshehur.

Kina e konsideron Tajvanin si një nga provincat e saj historike, të cilin ende nuk e ka ribashkuar me pjesën tjetër të vendit.

Zyrtarët amerikanë kanë frikë se Pekini po shqyrton një pushtim ushtarak të Tajvanit për të vendosur kontrollin e tij.

Pekini ka thënë se do ta konsideronte këtë vizitë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar në dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

“Nëse SHBA-ja këmbëngul të ndjekë rrugën e vet dhe të sfidojë limitet e Kinës, ajo me siguri do të përballet me përgjigje të forta”, tha në fillim të javës Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Pelosi do të bëhej ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.

Biden u tha javën e kaluar gazetarëve se zyrtarët ushtarakë amerikanë besonin se nuk ishte “ide e mirë” që kjo vizitë të realizohej tash.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të mërkurën që është e rëndësishme që të ketë komunikim mes dy liderëve.

“Presidenti dëshiron të sigurohet që linjat e komunikimit me Presidentin Xi të mbeten të hapura sepse ata kanë nevojë për këtë”, u tha Kirby gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka çështje për të cilat ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, dhe ka çështje ku padyshim ka fërkime dhe tensione”.

Biden dhe Xi folën për herë të fundit në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme