Biden do të vizitojë bazën ajrore ‘Palmachim’ gjatë vizitës në Izrael

Biden është planifikuar të mbërrijë në Izraeli më 13 korrik, duke filluar një turne rajonal që po ashtu do të përfshijë qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor dhe Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të vizitojë bazën ajrore ‘Palmachim’ në Izraelin qendror gjatë turneut të tij në rajon javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se është përgatitur Drejtoria e Kërkimit dhe Zhvillimit të Organizatës së Mbrojtjes Raketore për të mirëpritur presidentin amerikan.

“Sistemet e shumëfishta të mbrojtjes do t’i paraqiten presidentit Biden, përfshirë ‘Shigjeta’, ‘Gjuajta e David’-it dhe ‘Kupola e Hekurt’, si dhe një sistem përgjimi me lazer me energji të lartë, të gjitha këto sisteme të mbrojtjes kundër raketave”, tha ministria izraelite.

Biden është planifikuar të mbërrijë në Izraeli më 13 korrik, duke filluar një turne rajonal që po ashtu do të përfshijë qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor dhe Arabinë Saudite.

Gjatë udhëtimit të tij në Ramallah, presidenti amerikan do të takohet me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Kategoritë
BotaLajme