Biden e përshkruan vrasjen e ish-kryeministrit japonez Abe si një “tragjedi”

“Kjo është një tragjedi për popullin japonez dhe të gjithë ata që e njohin atë”, tha presidenti amerikan, Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu dhimbjen e tij të thellë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe e përshkroi incidentin si një “tragjedi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim lidhur me vdekjen e Abe, Biden tha: “U habita, u mërzita dhe shumë u pikëllova nga vdekja e mikut tim Abe, i cili u qëllua për vdekje gjatë fushatës zgjedhore. Kjo është një tragjedi për popullin japonez dhe të gjithë ata që e njohin atë”.

Biden tha se kishte mundësinë të punonte ngushtë me Abe. “Ai ishte një kampion në aleancën midis vendeve tona dhe miqësinë midis të drejtave tona. Si kryeministri japonez më jetëgjatë deri më tani, vizioni i tij për një Indo-Paqësor të hapur dhe të lirë do të vazhdojë”, tha Biden.

Duke thënë se Abe ishte në shërbim të popullit japonez, Biden tha se edhe kur u qëllua, ai po punonte për demokracinë e vendit të tij.

Ai potencoi se ende ka shumë pak detaje rreth sulmit. “Ne e dimë se këto sulme të dhunshme nuk janë kurrë të pranueshme dhe se sulmet e armatosura gjithmonë shkaktojnë plagë të pashërueshme në shoqëri. SHBA-ja qëndron pranë Japonisë në këtë periudhë zie. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij”, tha presidenti amerikan.

Kategoritë
BotaLajme