“Dua t’ia kaloj presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa ka edhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin”, tha presidenti amerikan Biden.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gabimisht iu referua presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-t, si “presidenti Putin” gjatë një konference për media mbrëmë, raporton Anadolu.
“Dua t’ia kaloj presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa ka edhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin”, tha Biden.
“Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për të”, shtoi Biden duke u korrigjuar menjëherë pas gabimit.
Gafa e fundit erdhi mes diskutimeve të vazhdueshme për shëndetin mendor të presidentit Biden dhe aftësisë së tij për të shërbyer një mandat tjetër, me thirrjet për tërheqjen e tij nga gara presidenciale pas performancës së tij të dobët gjatë debatit të parë presidencial kundër Donald Trumpit në fund të muajit qershor.