Biden falënderon Erdoğan-in për përpjekjet e tij për korridorin e drithit

Në takim janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale, përfshirë çështjet e tregtisë dhe ato të sigurisë.

Kryesia e Komunikimeve e Presidencës së Türkiye-s dha një deklaratë lidhur me takimin mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, në takim janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale, përfshirë çështjet e tregtisë dhe ato të sigurisë.

Biden, presidentit Erdoğan i shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në rrugën “Istiklal” në Istanbul.

Në takimin ku janë vlerësuar edhe zhvillimet rajonale, presidenti i SHBA-së Biden falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij për zgjidhjen e problemit në korridorin e drithit mes Rusisë dhe Ukrainës që siguroi rifillimin e dërgesave.

Biden më tej theksoi se administrata e tij do të vazhdojë mbështetjen për procesin e F-16 midis Türkiye-s dhe SHBA-së, ndërsa tha se Türkiye është një aktore e rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Kategoritë
BotaLajme