Biden i ashpër me Putinin, i jep një paralajmërim të fuqishëm sa i përket “pushtimit të Ukrainës”

Rusia po vazhdon të kërcënojë Ukrainën me pushtim, ndërsa vendet perëndimore janë rradhitur krah Ukrainës përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe paktin e NATO-s, shkruan lajmi.net.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dhënë një paralajmërim të fuqishëm presidentit rus, Vladimir Putin lidhur me gjendjen në Ukrainë, duke e kërcënuar me sanksione të ashpra ekonomike.

Biden i ka thënë Putinit se një pushtim i Ukrainës do të jetë fundi i projektit krucial të Rusisë për gazin. Më saktësisht, pushtimi i Ukrainës do të dërgonte në fundin e projektit të gazsjellësit “Nord Stream 2” në Gjermani dhe do të shkatërronte ekonomikisht Rusinë.

Në anën tjetër, Rusia dhe vendet pro-ruse vazhdojnë të kërcënojnë me pushtim Ukrainën. /Lajmi.net/ 

Kategoritë
BotaLajme