Biden i jep vëmendje Moldavisë, shtetit që kërcënohet nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden takohet sot me liderët e shteteve lindore të NATO-s, në Varshavë, për ti siguruar ata lidhur me mbështetjen e SHBA, përballë kërcënimeve qe burojnë nga Rusia. 

Takimi i së mërkurës zhvillohet në fund të vizitës disa ditore të kreut të shtëpisë së bardhë në Poloni dhe Ukrainë, dhe bën bashkë 9-shen e Bukureshtit, një grup vendesh të kahut më lindor të aleancës se Natos, që u formua në kundërpërgjigje të aneksimit të gadishullit të krijese nga Rusia, në 2014-n. Aleanca përfshin Bullgarinë, Republikën Ceke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Gjatë qëndrimit në Poloni presidenti amerikan u takua edhe me homologen moldave Maia Sandu, e cila javën e kaluar denoncoi se Moska po komplotonte rrëzimin e qeverisë e saj përmes sabotuesve të huaj.

Në fjalimin që mbajti nga Varshava, Biden theksoi se ishte në krah të popullit liridashës të Moldavisë. Në fjalimin që pasoi atë të Putinit, më herët gjatë ditës, presidenti amerikan theksoi se do të mbrojnë me çdo kusht demokracinë dhe akuzoi Moskën për krime kundër njerëzimit.

Kategoritë
BotaLajme