Biden nga Polonia: Kur Putin futi tanket mendoi se do të rrëzohemi, por gaboi

Presidenti amerikan, Joe Biden është duke qëndruar për një vizitë në Poloni.

Gjatë një adresimit të tij në shtetin polak, Biden ka dhënë disa deklarata të fuqishme në mbështetje të Ukrainës, shtetit fqinj që ende është në luftë me Rusinë,

“Kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e tankeve në Ukrainë vitin e kaluar, mendoi se ne do të rrëzohemi. Por, gaboi”, ka thënë Biden

Biden ka thënë se populli ukrainas është shumë i guximshëm.

“Populli ukrainas është shumë i guximshëm. Amerika, Evropa një koalicion kombesh nga Atlantiku deri në Pacifik, po ashtu janë bashkuar. Demokracia ishte shumë e fortë. Në vend të një fitoreje të lehtë që ai e parashikoi, Putin mbeti me tanke të djegura dhe me një ushtri në rrëmujë”, ka thënë Biden nga Varshava.

Ai gjithashtu, ka thënë se kjo luftë e Rusisë, ka nxitur Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen NATO-s.

“Ai mendonte se NATO do të thyhej dhe ndahej. Në vend të kësaj, NATO është më e bashkuar se kurrë më parë. Mendoi se mund ta shndërronte në armë lufte energjinë, ta thyej Evropën, dhe në vend të kësaj, ne po bashkëpunojmë që t’i japim fund varësisë së Evropës nga derivatet ruse”, ka thënë Biden.

Kategoritë
BotaLajme