Biden shpall ‘fitoren’, feston suksesin e demokratëve në zgjedhjet afatmesme

Edhe pse republikanët udhëheqin të dyja dhomat e Kongresit në zgjedhjet afatmesme, presidenti Joe Biden e ka quajtur si një fitore të Partisë Demokrati. Sipas 79-vjeçarit republikanët nuk mundën të merrnin aq sa parashikuan duke e quajtur 8 nëntorin një ditë të mirë për demokracinë.

Presidenti Joe Biden nuk ka pritur përfundimin e procesit të votimit për të festuar fitoren e demokratëve në zgjedhjet afatmesme.

79-vjeçari theksoi se partia e tij mundi të ndalë valën e kuqe të republikanëve.

“Ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe mendoj se ishte një ditë e mirë për Amerikën. Demokracia u testua por me votat e tyre amerikanët folën dhe pranuan edhe njëherë se demokracia është ajo që ne jemi,” tha Biden.

Biden iu referohet parashikimeve të sondazheve përpara zgjedhjeve.

Republikanët pritet të udhëheqin Dhomën e Ulët të Kongresit me shumë më pak ulëse se sa ishte parashikuar përpara zgjedhjeve.

Zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit mund të jenë më të mirat për një president në detyrë, duke qenë se ato favorizojnë partitë që nuk janë në Shtëpinë e Bardhë.

Demokratët fituan një vend shumë të kontestuar për Senatin në shtetin e Pensilvanisë.

Demokrati John Fetterman arriti të mposhtë Mehmet Oz edhe pse të gjitha sondazhet favorizuan republikanin pas debatit tepër të dobët të Fetterman.

Përbërja përfundimtare e Kongresit tani varet nga tre ulëse në Senat në shtetet e Arizonës, Nevadës ku numërimi mund të zgjasë disa ditë, ndërsa në Georgia 2 forcat dolën në balotazh e për rrjedhojë do të përballen me rivotim në 6 dhjetor.

Biden foli edhe për planet e tij në zgjedhjet e 2024-s, por demokrati tha se këtë do ta bënte të ditur në fillim të vitit të ardhshëm.

Kategoritë
BotaLajme