Biden u tregoi rastësisht gazetarëve një punim me udhëzime se si të sillen gjatë konferencës

Joe Biden ka mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë një takim me drejtues të sektorit të energjisë dhe me atë rast presidentit amerikan i ka ndodhur një tjetër situatë e paplanifikuar.

Përkatësisht, gjatë konferencës së sotme për shtyp, Biden rastësisht ka treguar një punim të përgatitur nga stafi i tij dhe i cili përfshinte udhëzime specifike për të, ndër të tjera, “Ti ulesh”, “Ti jep komente të shkurtra” dhe “Ti largohesh”.

Udhëzimet e presidentit 79-vjeçar amerikan u filmuan nga fotografët pasi Biden mbajti një letër teksa i drejtohej një takimi me drejtuesit e industrisë së erës të enjten.

Në udhëzimet për presidentin ndër të tjera thuhet se ai “hyn në dhomën e Ruzveltit dhe përshëndet pjesëmarrësit”.
Kujtojmë se në fillim të muajit mars, Biden u vu re i veshur me “sholla” në të cilat kishte fjalë të lidhura me komentet e tij për presidentin rus Vladimir Putin.

Disa republikanë dhe konservatorë e kanë ndarë këtë lajm në rrjetet e tyre sociale dhe e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet e ardhshme.

Kategoritë
BotaLajme