Bie alarmi! Banorëve në Donetsk u kërkohet të evakuohen. Forcat ruse afrohen drejt qytetit

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje banorëve të mbetur në rajonin e Donetskut që të evakuohen në zona më të sigurta, ndërsa forcat ruse po afrohen më afër territoreve lindore.

“Rusia e ka kthyer të gjithë rajonin e Donetskut në një pikë të nxehtë ku është e rrezikshme të qëndrosh për civilët”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, duke komentuar një sulm raketor në Toretsk të mërkurën.

“I bëj thirrje të gjithëve të evakuohen. Evakuimi shpëton jetë”, shtoi ai.

Ukraina ende kontrollon 45% të Donetskut, por pas pushtimit të Lysychansk në rajonin fqinj Luhansk, forcat ruse tani po shtyjnë drejt Kramatorsk dhe Slovyansk.

“Ata që panë çfarë ndodhi në Severodonetsk ose Lysychansk u larguan shumë kohë më parë. Tani kanë mbetur rreth 23,000 banorë të Slovyansk nga 100,000 më parë. Numri i njerëzve që duan të largohen është rritur. Ne po punojmë për evakuimin në dy drejtime: në Lviv, Dnipro ose Rivne,” tha ai.

Për shkak të rritjes së fluksit të pasagjerëve që largohen nga Donetsk, hekurudhat e Ukrainës thanë se do të shtojnë vagonë shtesë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve.

Kategoritë
BotaLajme