Bie tavani i zyrës për Shërbime Sociale në Lipjan- dy punonjës të lënduar

Dy punonjës raportohet të jenë lënduar në zyrën për Shërbime Sociale në Komunën e Lipjanit.

Lëndimet raportohet të jenë shkaktuar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës në fjalë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipi emergjent i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Objekti në fjalë ishte renovuar në nëntor të vitit të kaluar.

Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende deklarim nga Policia e Kosovës, për të ditur detajet e mëtejshme

Kategoritë
LajmeVendi