Bien dëshmorë dy ushtarë turq në Irak

Ushtarët u martirizuan gjatë një operacioni ndërkufitar kundër terroristëve, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë

Dy ushtarë turq u martirizuan gjatë një operacioni antiterrorist në Irakun verior, përtej kufirit turk, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një ushtar iu nënshtrua plagëve të tij pasi u plagos nga një armë anti-tank gjatë operacionit “Pençe-Yıldırım”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Nga ana tjetër, ndërsa një helikopter po zbriste për të dorëzuar furnizimet, një ushtar ra dhe u plagos, thuhet në deklaratë.

Përkundër përpjekjeve të shumta të mjekëve, ai më vonë humbi jetën në spital.

Ministria u shprehu ngushëllime familjeve të ushtarëve dëshmorë.

Turqia nisi operacionet “Pençe-Şimşek” dhe “Pençe-Yıldırım” më 23 prill në rajonet veriore të Irakut Metina dhe Avasin-Basyan pranë kufijve të Turqisë.

Grupi terrorist PKK shpesh përdor baza në Irakun verior pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë për t’u fshehur dhe komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Kategoritë
BotaLajme