Sadio Mane dyshohet se ishte një nga shtatë lojtarët e Bayernit që ishin kundër ish-trajnerit tashmë Julian Naglesmann dhe gazeta gjermane Bild zbuloi detajet e përleshjes së tyre që ndodhi pas ndeshjes së Champions League.
Burimi i lartpërmendur pohon se Nagelsmann dhe Mane u përfshinë në një përballje të ashpër pas ndeshjes së 16-tës së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, pasi sulmuesi senegalez ishte i pakënaqur me vendimin e Nagelsmann për ta sjellë atë në lojë me vetëm tetë minuta para.
Bild thekson se për shkak të kësaj, Mane e kritikoi publikisht Nagelsmann para shokëve të tjerë të skuadrës, gjë që cenoi ndjeshëm autoritetin e trajnerit 35-vjeçar.
Gazeta gjermane shkruan se Nagelsmann dukej i frikësuar në sherrin me senegalezin dhe duket se kjo ka qenë shkëndija që ka ndezur zjarrin në dhomën e zhveshjes së Bayernit, duke qenë se edhe lojtarët e tjerë kanë nisur të shfaqin pakënaqësinë e tyre.
Që kur iu bashkua Bayernit, Mane ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë pesë asistime.