“Bimi” i BIA-s së UÇK-së dëshmitar i mbrojtjes në Speciale në rastin e Salih Mustafës

Sot ka nisur paraqitja e çështjes së mbrojtjes në rastin e Salih Mustafës.

Si dëshmitar i parë i mbrojtjes është paraqitur Brahim Mehmetaj, i njohur me nofkën “Bimi”, shkruan lajmi.net.

Mehmetaj gjatë periudhës së prillit 1999 – për të cilën kohë fitet në aktakuzën e ngritur ndaj Salih Mustafës – ishte pjesë e Njësitit BIA të UÇK-së.

Pikërisht emri i Mehmetajt ishte përmendur në aktakuzën kundër Mustafës.

“Bimi” ndodhej nën urdhrat e ish-Komandant ‘Calit’, Salih Mustafa. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi