Biseda Erdogan-Macron, në fokus anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, përveç marrëdhënieve Turqi-Francë, u diskutuan edhe çështje rajonale, duke përfshirë luftën Ukrainë-Rusi dhe aplikimin për anëtarësim në NATO të Suedisë dhe Finlandës.

Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se dëshirojnë të arrihet sa më shpejt një paqe e drejtë mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat janë në luftë që prej 24 shkurtit dhe të vazhdojnë të inkurajojnë të dy vendet në rrugën e dialogut dhe diplomacisë.

Presidenti Erdogan deklaroi gjithashtu se kontaktet e Suedisë dhe Finlandës me individë dhe të ashtuquajtura organizata nën kontrollin e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG nuk përputhen me frymën e aleancës së NATO-s.

Kategoritë
BotaLajme