Bisedimet e Turqisë me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësim në NATO fillojnë në Ankara

Ankaraja ka kundërshtuar kërkesën për anëtarësim të Stokholmit dhe Helsinkit si dhe i ka kritikuar ata për tolerimin dhe mbështetjen e grupeve terroriste

Lidhur me propozimin për zgjerim të NATO-s, sot kanë filluar konsultimet mbi kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ndërsa takimi mbahet në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni turk në takim kryesohet nga zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Onal. Delegacionet mysafire përfaqësohen nga Oscar Stenstrom, sekretari shtetëror suedez për punët e jashtme dhe sigurinë dhe Jukka Salovaara, sekretar i përhershëm i shtetit i Ministrisë së Jashtme finlandeze së bashku me delegacionet e tyre.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO javën e kaluar, vendim ky i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.

Por, Turqia, një anëtare e vjetër e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj kërkesës së tyre për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.

Kategoritë
BotaLajme