Bislimi: Papunësia ka rënë në 10.7 për qind

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se shkalla e papunësisë është ulur në 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2023, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në platformën X, ai ka shkruar se shifra në fjalë periudhën e njëjtë të vitit 2022 ishte 11.8%.

“Kosova është projektuar në rrugën e duhur të zhvillimit ekonomik, përmes rezultateve premtuese për të ardhmen”, ka thënë Bislimi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi