Bitcoin arrin rekord të ri, nuk di të ndalet që nga fitorja e Donald Trump

Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105 mijë dollarë në tregun e Azisë të hënën.

Administrata e ardhshme e Trumpir shihet si shumë më miqësore ndaj kriptomonedhave sesa Shtëpia e Bardhë e Bidenit.
Të enjten, presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump përsëriti se po konsideron krijimin e një stoku kombëtar të monedhës digjitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të vendit, raporton BBC.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme